Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke e zhvilluar një vizitë zyrtare në Singapor, ndërsa u shpreh e përqendruar në potencialin e partneritetin ekonomik.
Osmani ka ndarë një foto nga Singapori, ku krahas ka shkruar se është një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovës.
Postimi i plotë:
Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona.
Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja.
Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!