12.1 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Osmani nga Krusha: Nuk ka paqe e stabilitet në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 24-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, është shprehur se është shprehur se plagët e Krushës janë ende të hapura.

Ajo gjithashtu theksoi se fati intelektualit Ukshin Hoti ende mbetet i pazbardhur.

“Është vështirë të gjenden fjalë për të përshkruar dhimbjen që e kaplon gjithë popullin e Kosovës, por në veçanti familjet e Krushës së Madhe dhe të fshatërave përreth, ku sikurse çdo vit ne i përkujtojmë 241 burra e djem, 7 fëmijë e 5 gra, në mesin e cilave njëra shtatzënë, të vrarë mizorisht në mënyrën më makabre nga regjimi gjenocidal i Serbisë”.

“Teksa kujtojmë këtë ditë tmerri, plagët e Krushës së Madhe janë ende të hapura, prej më tepër se 20 vjetësh, fati intelektualit Ukshin Hoti ende mbetet i pazbardhur, i tillë mbetet edhe fati i 64 banorëve të Krushës së Madhe të cilët ende figurojnë në listat e të zhdukurve me dhunë”, tha ajo.

Osmani u shpreh se nuk do të vazhdojë kërkimi që autorët të vihen para drejtësisë.

“Zemrat e coptuara të nënave, grave, motrave e të fëmijëve të krushjanëve ende kërkojnë drejtësinë e munguar. Krimet e luftës asnjëherë nuk vjetërsohen, njësoj sikurse edhe gjenocidi që kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, ndaj sot dhe gjithnjë nuk do ndalemi së kërkuari që autorët të vihen para drejtësisë dhe që fati i patriotit të madh Ukshin Hotit dhe i të gjithë krushjanëve të tjerë të zbardhet”, u shpreh tutje ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit