24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Osmani nga Britania: Procesi i anëtarësimit në KiE, temë primare e imja me liderët evropianë

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një video “live” nga Britania e Madhe ka treguar për ecurinë e Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani tha se është fat i mirë që kësaj radhe, samiti po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, e cila sapo e ka zgjedhur qeverinë e re.

“Partia Laburiste, e cila ka  merita të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sepse ishte në pushtet në kohën e këtyre të arriturave të mëdha të shtetit tonë. Siç e dini, në vitin ’99 me rolin shumë, shumë vendimtar të kryeministrit Tony Blair, në fakt e ka trashëgimi të saj edhe suksesin e Kosovës dhe ka një interesim shumë të madh që të vazhdojë me përkrahjen ndaj Kosovës sepse ne kemi qenë të bekuar me përkrahjen e të gjitha partive në këtë shtet aleat”.

“Por është shumë me rëndësi që ne t’i hapim kapitujt e ri me këtë shtet dhe kisha mundësi që të diskutoja për këtë edhe me kryeministrin e ri britanik dhe me ministrin e Jashtëm e me anëtarë të tjerë të qeverisë ku tek të gjithë shihet një përkrahje e jashtëzakonshme për Kosovën. Një gatishmëri që Kosova të vazhdojë të mbetet storje suksesi, një prej shteteve që e dëshmon fuqinë e aleancave, rëndësinë e aleancave dhe rëndësinë e të qëndruarit pro demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbi të gjitha mbrojtjes së lirisë”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Osmani tha se Kosova edhe kësaj radhe ka dhënë kontribut gjatë diskutimeve të këtij samiti, ku sipas saj, ishte në tryezë me shumë liderë të tjerë, ku tha se është diskutuar për mbrojtjen e demokracisë dhe luftimin e dezinformatave.

“Edhe pse shteti ynë asnjëherë s’ka lejuar influencë ruse apo të forcave të tjera malinje, megjithatë përderisa Serbia përdoret si satelit i Rusisë dhe përderisa edhe vet fatkeqësisht i takon mentalitetit të shekullit të kaluar, ata do të vazhdojnë ta destabilizojnë jo vetëm shtetin tonë, por të gjithë rajonin e nëpërmjet kësaj të gjithë kontinentin”.

“Natyrshëm, ne kërkojmë mbështetjen e aleatëve tanë, atyre që na kanë qëndruar pran në kohët më të vështira sepse rruga përpara dhe sukseset përpara janë të munduar me punën tonë të pandalur por edhe me përkrahjen e aleatëve tanë”, tha tutje Osmani.

E para e shtetit, tutje tha se gjatë këtij samiti ka diskutuar edhe për mënyrën e ecjes përpara në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilën tha se ishte temra primare e saj në takimet me liderë evropianë.

“Diskutuam edhe si të ecim përpara në procesin e anëtarësimit në KiE, ku kjo ishte temë primare në të gjitha diskutimet e mija me liderë evropianë, por edhe në çdo takim kemi diskutuar si ta rrisim bashkëpunimin bilateral sepse ka shumë potencial, qoftë ekonomik, qoftë në fushën e arsimit por edhe në fushën e mbrojtjes dhe duhet ta zhvillojmë këtë potencial me shumë shtete dhe nëpërmjet këtyre diskutimeve të përfitojnë qytetarët tanë”.

“Në përgjithësi ka qenë edhe një Samit tjetër i Komunitetit Politik Evropian me shumë mundësi që ta paraqesim qëndrimin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’i forcojmë aleancat që janë ekzistenciale për sukseset e shtetit tonë dhe të popullit tonë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit