15.7 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Osmani mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, z. Jakov Milatović

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, krahas presidentëve të rajonit, sot mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, z. Jakov Milatović.

Presidentja Osmani ka uruar homologun Milatović për detyrën dhe ka potencuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta demokratike, besimin e ndërsjellë dhe historinë e lidhjeve të fuqishme të popujve dhe shteteve.

“Përcaktimi i qartë i popullit tonë për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike nënkupton domosdoshmërinë që të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunimin tonë të fortë dhe të mbrojmë vlerat që ndajmë dhe për të cilat kemi luftuar shumë për t’i ndërtuar dhe ruajtur.  Derisa kontinenti ynë e gjen veten në këtë pikë kritike, është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin dhe rrugën tonë drejt institucioneve euroatlantike”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar në forcimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe partneritetit me Malin e Zi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit