9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, vdes 71 vjeçarja

- Advertisement -

Një grua 71 vjeçare sot ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, përkatësisht në fshatin Fshaj.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në këtë aksident të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

“Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë”.

Ai shtoi se njësia rajonale është duke e hetuar rastin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit