3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Osmani: Krah për krah me aleatët tanë, mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mirëpritur njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar se 11 vende partnere qëndrojnë si një për të mbështetur Ukrainën në trajnimin e rekrutëve.

“Interflex, me seli në MB, ka trajnuar mbi 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë, duke përfshirë edhe anëtarin më të ri Kosovën”, thuhet në postimin e MB-së të Mbretërisë së Bashkuar.

Aty më tej thuhet se “Op Interflex, me seli në MB, ka trajnuar mbi 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë, duke përfshirë edhe anëtarin më të ri Kosovën.”

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka thënë në X se “mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën”.

“Duke qëndruar krah për krah me aleatët tanë, ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën, si dhe për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi presidentja Osmani.

Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar synin stërvitjen e trupave ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovë kanë shprehur gatishmëri të kontribuar në këto stërvitje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit