Osmani intervistë në France24, kundërshton gazetarin që e cilëson UÇK-në ‘separatiste’

- Advertisement -

Vjosa Osmani në një intervistë për France24 ka kundërshtuar një deklaratë të gazetarit që e cilësoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “separatiste”,

Osmani ka theksuar se UÇK-ja ishte forcë çlirimtare.

“Sot është 12 qershori, një nga datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, ku jo separatistët siç e përmendët ju, por çlirimtarët, së bashku me mbështetjen e forcave të NATO-s, çliruan Kosovën nga një regjim gjenocidal”, u shpreh Osmani.

Në të njëjtën intervistë, ajo theksoi nevojën për kompromis mes partive politike në Kosovë për krijimin e institucioneve të qëndrueshme.

Osmani po ashtu sugjeroi bashkëpunim me të gjitha partitë, përveç Listës Serbe.

Të ngjashme

Të fundit