Presidentja Vjosa Osmani është treguar e ashpër ndaj Avni Deharit, kryesuesit të seancës së Kuvendit të Kosovës, i cili i ka dërguar letër lidhur me dështimin e seancës së djeshme dhe vazhdimin e hapave të mëtejmë.
Në letrën ku Dehari ka kërkuar sugjerime për opsionet e mundshme përpara, Osmani në të njëjtën formë me një letër nga ana e saj, ka pohuar se deputetët duhet të mblidhen brenda 24-orëve.
Postimi i plotë:
Kushtetuta më obligon që të garantoj funksionimin kushtetues të institucioneve. Prandaj, në këtë frymë, sot i jam përgjigjur letrës së pranuar nga z. Avni Dehari, Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së 9-të.
Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit.
Interesi i Republikës së Kosovës le të jetë udhërrëfyes suprem në këtë proces.