Nasim Haradinaj: M’u prish interneti po ia grahi shqip, qysh i ka grah shqip UÇK’ja – çlirimtarë o do t’ju sjell këtu, o do të vij atje

- Advertisement -

Nasim Haradinaj, ka folur në protestën e sotme që po zhvillohet në Prishtinë, kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së.

Haradinaj, u ka kërkuar deputetëve që të bashkohen, ndërsa, drejtuar ndërkombëtarëve, ka thënë se këta të fundit ‘’na kanë tradhtuar’’, përcjell Gazeta Express.

‘’Mu prish interneti, po ia grahi kështu qysh kem qef shqip, e qysh ia kemi grahë në luftë, shqip. UÇK pra se tjetër nuk ka. Dy gjana i kam, e para, ju 100 deputetët që jeni atje, secili me përgjegjësinë e vet dhe me peshën që ka kërkuar vetë me u ngarku, ju thërrasim për bashkim. Ndërsa për ndërkombëtarët që ju besuam sepse i patëm bind të na ndihmojnë në luftën e UÇK’së dhe bashkë e fituam, ata u ndanë pa viktima, sepse ne na kishin në tokë, por tani u themi na keni tradhtuar dhe kthenani besimin, sepse do ju bie keq ju dhe neve. Prandaj këtu ju thërrasë ne kërkojmë vetëm drejtësi, dhe zbulim të krimeve patjetër sepse shumë të tjerë po mundohen ta keqpërdorin. Kosova ka ngri institucione ka njerëz profesional që drejtësinë e çojnë në vend. Prandaj ndërkombëtar nuk mund të na mashtroni se janë raste individuale, nuk pranojmë të ofendohen 400 e kusur masakra, të ofendohen fëmijët tanë, gjaku ynë, rroftë UÇK’ja, nga sot e tutje të gjithë UÇK. Lavdi dhe shokëve atje në Hagë ju përshëndes Nasimi, se ju e njihni në Hagë, e këta këtu, o do të ju sjell ju këtu, ose do të vijë atje. Rroftë UÇK’ja’’, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit