Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përmendi aktgjykimin dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK’së, duke thënë se janë tri pika që duhet të theksohen.
“Në këtë aktgjykim janë tri pika që duhet theksuar ndërkombëtarisht; e para, pretendimet për të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë” dhe për trafikimin e organeve as nuk bën pjesë e aktakuzës.
E dyta, akuzat për krime kundër njerëzimit dhe për sulme të gjera e sistematike kundër popullsisë civile u rrëzuan. E treta, Dhomat e Specializuara theksuan qartë që UCK nuk është në gjyq dhe se vendimi i tyre në asnjë mënyrë nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e luftës çlirimtare. Në të njëjtën kohë kemi konkludime të tjera dhe dënime të rënda. Besojmë se ato përmbajnë gabime faktike, historike e juridike. Dhe presim që këto të korrigjohen në Apel. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe të shihet e përjetohet si e tillë.
Rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe shumë kryerës nuk janë ndëshkuar. Kosova kërkon drejtësi për çdo viktimë dhe për cdo krim dhe cdo kryerës.
Nuk mund të lejojmë barazimin e përgjegjësisë së fajësisë për shkak se dikush dëshiron të krijojë narrativa alternative






