Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar strukturat e degës së tretë dhe të katërt të LDK-së në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se është mirënjohëse për mundin dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në rrethana jo të lehta.
“Takime falenderuese me strukturat e degës së tretë dhe të katërt të LDK-së në Prishtinë. Jemi mirënjohës pafund për mundin dhe angazhimin e palodhshëm në rrethana jo të lehta.”. ka shkruar Osmani.






