10.3 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Osmani falënderon ambasadorin Rohde për mbështetjen në Asamblenë Parlamentare

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike dhe sigurisë në vend.

Osmani, ndër të tjera theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili krijon mundësi të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim.

Në këtë kontekst, ajo ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e votimit në Asamblenë Parlamentare.

“Në takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend. Presidentja Osmani, ndër të tjera theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili krijon mundësi të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim. Në këtë kontekst ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e votimit në Asamblenë Parlamentare. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit, ndërmjet të dy shteteve. Presidentja Osmani, e cilësoi Gjermaninë si aleate strategjike dhe mbështetëse të fuqishme e Kosovës në rrugën euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /teve1.info

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit