9.2 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Osmani: Dodik ka kërcënuar paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar vendimin e Departametit Amerikan të Thesarit, për vënien e sanksioneve ndaj anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, për shkak të aktiviteteve korruptive dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Osmani përmes një postimi në Twitter tha se ky është një vendim shumë i nevojshëm, pasi Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen dhe sigurinë e Bosnjës.

“Një vendim shumë i nevojshëm i marrë nga administrata e Shteteve të Bashkuara. Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e tmerrshëm të Bosnjës dhe Hercegovinës. E përgëzoj këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit