28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë duhet të bëjmë më shumë për t’u anëtarësuar, aplikimi i Kosovës nuk është shqyrtuar ende

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Kopenhagës për Demokraci tha të martën se dykuptimësia sa i përket rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit euroatlantik, krijon një hapësirë që mund të eksploatohet nga kundërshtarët e demokracisë.

Osmani tha se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE nuk është shqyrtuar ende. Presidentja e vendit, u shpreh se Bashkimi Evropian nuk i ka dhënë ndonjë mesazh popullit  që ka një shpresë se çfarë duhet të bëjë më shumë Kosova, shkruan gazeta online Reporteri.net.

E para e shtetit u shpreh se ka një bllokadë, një mur ndoshta për arsye puro politike, për çështje të brendshme politike të disa vendeve.

“Siç e dini Kosova kufizohet me Serbinë, vend që është dëshmuar të jetë dorë e zgjatur shumë lojale e Rusisë që përpiqet të luajë me ato lojërat e Putinit në Ballkanin Perëndimor duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit. Ne kemi rritur bashkëpunimin dhe bashkërendimin me aleatët tanë për t’u siguruar që çdo qëllim destabilizues në kufirin verior të Kosovës të kthehet mbrapsht. Vitin e kaluar patëm një sulm të tillë paramilitar që shkoi deri në akt agresioni nga Serbia, por që arritëm ta kthejmë mbrapsht sepse punuam bashkë me aleatët tanë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të përpiqen prapë në të ardhmen, por ne do t’i ndalim që në orët e para. Në këtë moment është shumë me rëndësi që të ecim shumë shpejt me një qasje solide të agjendës integruese euroatlanike për ato vende që i përmbushin kriteret natyrisht. Sepse nuk kërkojmë rrugë të shkurtër, i kemi përmbushur kriteret, i kemi bërë punët tona. Një Ballkan Perëndimor i destabilzuar do të ketë efekt në të gjithë Evropën po ashtu.

Nuk duam shkurtesa, por absolutisht një rrugëtim të qartë e të definuar. Kemi aplikuar për anëtarësim në BE, por aplikacioni as nuk është trajtuar ende, gjë që është mesazh shumë i vështirë për ta kapërdirë sepse bashkë me disa vende të tjera në rajon, ne kemi 100 përqind përputhshmëri me të gjitha politikat e sigurisë së përbashkët dhe ato të jashtme, kemi vënë sanksione ndaj Rusisë, në fakt ndër të parët në rajon dhe ndaj Iranit. I kemi ndërmarrë në ritëm goxha të shpejtë ato që na ka kërkuar Bashkimi Evropian. Përkundër të gjitha këtyre, Bashkimi Evropian nuk i ka dhënë ndonjë mesazh popullit  që ka një shpresë se çfarë duhet të bëjmë. Pra nuk po na thonë çfarë duhet të bëjmë, thjeshtë kemi një bllokadë, një mur ndoshta për arsye puro politike, për çështje të brendshme politike të disa vendeve, por në anën tjetër kjo po rrezikon edhe paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor” u shpreh Osmani.

Ajo tha se dykuptimësia sa i përket rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit euroatlantik, krijon një hapësirë që mund të eksploatohet nga kundërshtarët e demokracisë.

“Në të gjithë globin, e sidomos në kontinentin tonë, demokracia po vihet në provë. Fatkeqësisht jemi dëshmitarë të një sulmi të pandashëm ndaj vlerave demokratike nga autokratët që e shohin demokracinë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj ambicieve të tyre. Por, sa më e madhe të jetë dëshira e tyre për ta minuar demokracinë, aq më e fortë duhet të jetë vendosmëria jonë për ta luftuar.

Jam krenare që do të qëndroj me ju në këtë podium të sotëm për të ndarë një këndvështrim në historinë e Kosovës si rrëfim i shpresës e demokracisë që jem rezultat…i asaj se si fati i një populli mund të transformohet kur i jepet një rrugëtim drejt lirisë e pavarësisë. Duke dalë nga hiri i një lufte gjenocidale, rrugëtimi ynë ka qenë shumë sfidues. Demokracia shtrihet mbi gurthemelin e çdo gjëje që ne bëjmë, ajo mbetet fanari ynë ndriçues. Ne kemi qenë vetë dëshmitarë të pasojave të asaj çka ndodh kur demokracia minohet. Mbetemi të përkushtuar në mbrojtje vendit tonë nga kthimi i një errësie të tillë. Vendi im do të bëhet partner i palëkundur që asnjëherë nuk e merr të mirëqenë demokracinë e lirinë dhe është i gatshëm të paguajë secilin çmim për të mbrojtur ato. Në historinë tonë, as edhe një herë nuk e kemi sulmuar një vend tjetër, por gjithmonë kemi qëndruar drejt ndaj forcave keqdashëse e gjenocidale që kanë sulmuar vendin tonë.

Dykuptimësinë sa i përket rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit euroatlantik, krijon një hapësirë që mund të eksploatohet nga kundërshtarët e demokracisë. Kjo pasiguri jep një dhe pjellor për Rusinë dhe duart e saj të zgjatura për të minuar të gjitha arritjet tona. Është imperative sot më shumë se kurrë që edhe NATO dhe BE të aplikojnë një politikë të dyerve të hapura për demokracitë e mirëvendosura si vendi im, duke siguruar që asnjë rajon të mos mbetet i nënshtruar ndaj skemave keqdashëse të Rusisë.

Për Kosovën, e ardhmja në familjen euroatlantike është vetë realiteti që to ta fortifikojë demokracinë, sigurinë tonë, rajonin e pastaj edhe më tutje. Duke i hapur dyert për këto aleanca, vendi im do të bëhet partner i palëkundur që asnjëherë nuk e merr të mirëqenë demokracinë e lirinë dhe është i gatshëm të paguajë secilin çmim për të mbrojtur këto vlera”, u shpreh Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit