13.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

“Opsioni i parë ishte Kosova, Serbia doli të jetë i vetmi”, Duka shpjegon arsyen e bashkëpunimit me Federatën Serbe

- Advertisement -

Presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka thotë se Serbia ka qenë opsioni i vetëm për të organizuar Kampionatin Evropian “Euro 2027” për grupmoshat U21.

FSHF ka bërë kërkesë në UEFA që së bashku me Federatën Serbe ta organizojnë Kampionatin Evropian U21 “Euro 2027”, gjë që doli të jetë befasi për të gjithë, sidomos Kosovën.

FFK e FSHF gjithnjë kanë pasur lidhje të shkëlqyera, prandaj një veprim i tillë befasoi të gjithë tifozët anembanë.

Megjithatë, sipas Dukës – Serbia ka qenë opsioni i vetëm meqenëse Kosova s’i plotësoi kriteret, ndërsa Turqia dhe Belgjika s’shfaqen interesim.

Ai në një përgjigje për Nacionalen deklaroi se Shqipëria përfiton shkaku që kualifikohen direkt, si dhe organizojnë një tjetër event madhor.

Po patjetër që opsioni i parë ka qenë Kosova.

Duke qenë se Kosova nuk plotëson kriteret dhe ne gjithashtu nuk i plotësojmë për ta organizuar vetëm. Atëherë ne pamë aplikuesit që ishin: Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Belgjika.

Dy të tjerët Belgjika e Turqia nuk kishin interes me u bashku me ne. Atëherë i vetmi mbetej Serbia. Ne kemi interes sepse organizojmë një event madhor në Shqipëri dhe ekipi ynë kualifikohet automatikisht në Euro 2027”, deklaroi ai.

Përndryshe, përgjigjen përfundimtare do ta ketë UEFA – që pritet ta jep në ditët në vijim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit