23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Opozita thonë se kryeministri Kurti është i interesuar vetëm të krijojë situata populiste

- Advertisement -

Edhe pas një viti që kur është arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ajo nuk po zbatohet.

Ndonëse kemi hyrë në vitin e dytë, Serbia po shihet si pengesë për të shkuar drejtë finalizimit të një dakordimi final mes dy vendeve.

E as për këtë vit nuk janë pritshmëritë se diçka e tillë mund të arrihet.

Kështu mendon Arbëreshë Kryeziu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila thotë për Tëv1 se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq përmes një letre të publikuar ka thënë që nuk do të pranojnë marrëveshjen përfundimtare.

“Disa herë radhazi, Serbia e ka shkelur vet marrëveshjen vazhdimisht, madje me një deklaratë së fundi në fund vit, kryeministres Bërnabiq, që ata me njëfar mënyre kanë hequr dorë prej marrëveshjes. Dmth ka situata të vazhdueshme që na kanë lënë të kuptojmë që Serbia së paku për t’iu përmbajtur kësaj marrëveshje, që më së paku të shkojmë drejtë normalizimit që kjo marrëveshje synon ta sjellë mes dy vendeve” , ka deklaruar ajo.

Por kritika ndaj qeverisë për mungesë të interesimit në dialog kanë partitë opozitare.

Blerta Deliu – Kodra nga PDK, tha për Tëvë1 se qeveria po merret me çështje minore në dialog.

“Si palë e negociueshme është e rëndësishme, që Kosova të jetë përfituese që ne mos ta zbresim nivelin e diskutimit në çështje të cilat janë minore sepse po e them që është fatkeqësi që jemi kthyer mbrapa me këto takimet tona të përhershme të diskutimit me Serbinë dhe partnerët tanë të Bashkimi Evropian, dhe SHBA-të, duke u marrë me çështje minore në raport me përfitimin e madh që është njohja e ndërsjellët, midis Kosovës dhe Serbisë” , ka thënë Deliu-Kodra.

Marrëveshja e Ohrit sipas LDK-së solli pasoja negative.

“Marrëveshja e Ohrti ngërthenë në vete pasojat e sjelljes së kësaj qeverie në procesin e dialogut. Dy pikat kontestuese janë aq të këqija saqë në gjatësinë politike, gjithmonë do të jenë problematike në fuqizimin e subjektivitetit të brendshëm të Kosovës por edhe atë të jashtëm. Ndërsa serioziteti tregon paaftësinë e kësaj qeverie” , ka deklaruar deputeti, Armend Zemaj.

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti po i sheh populiste Time Kadrijaj e AAK-së. Sipas saj, kryeministri Kurti po e mban të fshehë pranimin e themelimit të Asociacionit.

“Prononcimet e kryeministrit se sa herë që është dakorduar për dicka, e ka pranuar në Bruksel ndërsa para opinionit të gjerë këtu në Kosovë, ka dalë ka thënë unë nuk jam pajtuar, se nuk kam nënshkruajtur njëjtë siç ka ndodhur me draftin e Asociacionit. Meqë jemi në vitin e katër të vitit zgjedhor, z.Kurti është i interesuar për të inskenuar ngjarje të tilla, situata që janë populiste” , ka thënë ajo.

Më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia u dakorduan në Ohër, për zbatimin e një aneks dokumenti të njohur si plani franko-gjerman. Edhe pse nuk u nënshkrua nga palët, për BE-në kjo marrëveshje është ligjërisht e obligueshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit