28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Komisioni për rezervat shtetërore vlerësohet se shkeli ligjet për hetime

- Advertisement -

Mbledhja e paraparë të mbahej të mërkurën dështoi për të disatën herë, pasi mungoi kryetari i Komisionit Rashit Qalaj që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.

Njëjtë si kjo mbledhje, i gjithë procesi i Komisionit Hetimor për Rezerva Shtetërore po konsiderohet i dështuar.

Naim Jakaj nga Instituti Kosovar për Drejtësi, vlerëson se me mungesat e deputetëve dhe zvarritjen e punëve të këtij Komisioni, janë shkelur edhe ligjet për hetim.

“Kjo ka qenë pengesë që komisioni ta kryejë punën e vetë, planin e veprimit, prioritetet dhe planin e dëshmitarët që do duhej të vinin të raportonin për çështjen dhe të vinin dhe të raportonin përgjegjësit për çështjen e  ngritur për mandatin që është themelu komisioni. Sipas ligjit për hetim parlamentar mandati nuk është më shumë se 6 muaj ndërkohë ne jemi në muajin e 6, ndërkohë Komisioni ka kryer disa punë të vogla për të cilat do duhej tashmë të vinte edhe me një draft raport për të cilin do duhej ta dërgonte për diskutim në Seancë plenare. Pra Komisioni nuk e ka kryer punën e vet në pajtim me Kushtetutën dhe kërkesat e kriteret e përcaktuara. Pra është një punë e dobët kryesisht për shumicën parlamentare që e ka bojkotuar këtë komision”.

Sipas tij, këto do të ndikojnë negativisht në këtë proces, pasi nuk do të arrihet ndonjë hetim serioz.

“Pra do të ndikojë negativisht, nuk do të hetohet çështja nuk do të sjellët asnjëherë përfundimi. Në fund Komisioni nuk do të jetë në gjendje të sjellë një raport me gjetjet që do duhej që ai t’i hetojë dhe të sjellë konkluzione të caktuara. Në anën tjetër këta anëtarë paguhen nga buxheti për të cilin në fund të mandatit kohor nuk do të sjellë asgjë”, ka deklaruar Jakaj.

E anëtari i këtij Komisioni nga partia në pushtet Halil Thaçi ka një shpjegim. Sipas tij, po bojkohet puna nga opozita.

“Jo vetëm dje, ka pasur edhe rate tjera kur ka munguar opozita unë e them me siguri të plotë se opozita ka vërejtur se nuk ka diçka serioze në rezerva shtetërore apo ndonjë keqpërdorim për atë arsye kanë zgjedhur mënyrën se si të mos del asgjë nga ky komision hetimor. Pra vazhdimisht anëtarët e Komisionit nga LDK e kanë sabotuar, e kanë prish mbarëvajtjen e komisionit parlamentar me zhurmat e tyre”, ka thënë ai.

Ky komision është formuar më 21 shtator të vitit 2023, me kërkesën e opozitës ku kishte dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit