14.4 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

“Opozita nuk i nënshtrohet diktatit të Kurtit për votimin e Haxhiut”, Kajtazi: Ma *** nuk bahet

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se opozita nuk i nënshtrohet diktatit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, lidhur me votimin e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit.

Madje, ai shton se edhe ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka thënë se ‘deputetët nuk kanë qare pa e ndërruar mendjen”, e që sipas tij më keq nuk ka ku bëhet në këtë vend.

“Albin Kurti po ushtron trysni mbi deputetët e opozitës. Po thotë ‘nuk e ndërroj Albulena Haxhiun, por ju keni me e votu Albulena Haxhiun. Ju keni me e votu’. Ky është mesazhi. Cili është ai deputet, ai opozitar, që i nënshtrohet këtij diktati të Albin Kurtit. Ju keni me e votu. A ka dalë ky uzurpatori i ministrisë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha ‘nuk kanë qare deputetët pa ndërru mendje’. Me gojë të vetë e ka thënë para Kuvendit. Dhe tash me shku atje dhe me votu sepse po thotë Xhelali, e po thotë ky tjetri a? Jo. O zhbllokohet për me pasë edhe Qeverinë, o … se ma *** nuk bahet këtë vend. Albin Kurti duhet me i dhënë rrugë kësaj pune”, u shpreh Kajtazi në “Rubikon”.

Të ngjashme

Të fundit