22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Opozita beson që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

- Advertisement -

Agjenda e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sipas ambasadorit gjerman në Kosovë, mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit.

Jorn Rohde ka deklarur se sa më shpejt që Kosova ndërmerr një vendim të guximshëm, aq më realiste do të jetë mundësia për të arritur shumicën e votave.

Se a do ta dëgjojë kryeministri Albin Kurti këshillën e diplomatit gjerman duke e dërguar draft-statutin e asociacionit në Gjykatën Kushtetuese mbetet të shihet.

Mirëpo, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi beson që Kurti do të tërhiqet në momentet e fundit nga refuzimi për ta pranuar kushtin.

Shoshi thotë se në rast se nuk shfrytëzohet ky momentum, Kosova nuk do të jetë në agjendë të paktën edhe për një vit, kur parashihet të jetë mbledhja tjetër e rregullt e Komitetit të Ministrave.

“Jemi dëshmitarë që asnjë qëndrim i tij, asnjë kauzë politike që e ka pasur, për asnjë vendim për të cilin ka thënë se qëndroj, deri sot nuk ka qëndru. Prandaj unë jam shumë skeptike që z. Kurti nuk do e dërgoj. Unë mendoj që z. Kurti në fund do e dërgoj këtë draft-statut për shkak se dua të besojë se e vlerëson se është shancë e artë është shanca e fundit që Kosova të ketë një mundësi të tillë që të jetë anëtare plotë në Këshillin e Evropës”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Për një takim të jashtëzakonshëm duhet pëlqimi i të gjitha shteteve anëtare, dhe sipas Shoshit, kjo është pothuajse e pamundur, pasi nevojitet vota edhe e vendeve që nuk e njohin Kosovën si shtet.

Edhe analisti Visar Xani vlerëson se Kosova e ka të vështirë që ta kap edhe një momentum të tillë për anëtarësim, prandaj vlerëson se duhet të gjendet patjetër një zgjidhje për të siguruar votat.

“Gjithsesi nëse është fjala për një kompromis në lidhje me nje draft statut të dëmshëm për Kosovën, po ashtu është përgjeghësi e Kosovës të bëjë një rrugdalje me qëllim që të kemi rezltate maksimale nga procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Xani.

Edhe ministri i pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është angazhuar në fushatën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Krasniqi është takuar sot me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Në njoftimin për këtë takim Krasniqi ka thënë se juristët eminentë kanë konfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit