28.2 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Edhe një javë afat, Agjencia e Statistikave bën thirrje për regjistrim

- Advertisement -

Edhe 7 ditë ka kohë që ata qytetarë të Kosovës që nuk e kanë bërë regjistrimin, ta kryejnë këtë proces.

Duke qenë se 17 maji po afron, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë thirrje për regjistrimin e qytetarëve, ekonomive familjare dhe banesave.

“Regjistrimi përveç se është obligim qytetar është edhe obligim ligjor. Luteni që ta shfrytëzoni këtë periudhë për t’u regjistruar”, thotë ASK-ja, transmeton KlanKosova.tv

“Gjatë ditëve në vazhdim, regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën me Ju. Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në”.

Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve) qytetarët mund të kontaktojnë:

Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në:

Email: [email protected]

Tel: (+383) 038 200 31 129

Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)

Tel: (+383) 046 500 151 (REKOS2024)

Ndërkaq këtë të premte përfundon edhe afati i lojës shpërblyese i kësaj agjencie që bëhet përmes platformës e-Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit