Operacioni me Prokurorinë, IPK rekomandon suspendimin për 4 zyrtarë policorë

- Advertisement -

 

Inspektorati Policor i Kosovës, njoftoj se ka arrestuar tre zyrtarë policorë lidhur me operacion e përbashkët të zhvilluar sot me Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Operacioni është realizuar në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq në bazë të urdhëresës se Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka përfshirë bastisjen e pesë personave zyrtarë dhe dy personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me disa vepra penale.

“Pas intervistimit tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse ndaj një zyrtari tjetër rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt. Operacioni është realizuar në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq në bazë të urdhëresës se Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka përfshirë bastisjen e pesë (5) personave zyrtarë dhe dy (2) personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me disa vepra penale. Hetimet lidhur me këtë rast ndaj katër zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë me dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit “.

Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për 4 zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.

Të ngjashme

Të fundit