Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.
Sipas njoftimit në Facebook, operacioni lidhet me rastin e njohur si “Reçaku II”.
Gjatë aksionit, PSRK thotë se janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion”, thuhet në njoftim






