Raphinha mund të bëhet së shpejti një nga futbollistët më të paguar në planet.
Sipas MundoDeportivo, dy gjigantë sauditë janë gati t’i ofrojnë anësorit 29-vjeçar të Barcelonës një kontratë jashtëzakonisht fitimprurëse, transmeton Klankosova.tv
Raportet sugjerojnë se Al Hilal dhe Al Nassr duan të përfitojnë nga problemet financiare të Barcelonës duke ofruar 80 milionë euro për Raphinha-n, ndërsa i premtojnë lojtarit një pagë katër herë më të lartë se fitimet e tij aktuale.
Raphinha ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, pasi ai mbetet nën kontratë me Barcelonën. Megjithatë, pas Kupës së Botës, të dyja palët mund të rishikojnë negociatat.
Kontrata e Raphinhas me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2028, dhe Transfermarkt aktualisht e vlerëson transferimin e tij në 70 milionë euro.






