Sekretari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se sot Kryeministri, Albin Kurti në takim në Bruksel ka kërkuar që të shtyhet vendimi i tij për targat.
Sipas Nushit, Kurti ka lëshuar pe dhe se militantët e Vetëvendosjes janë duke u mashtruar.
“Mashtrimi i madh që militantët po e hanë si keks. Sot Kurti në tavolinë me Vuçiq e Borrel ka kërkuar me e shty vendimin e tij për targa. Pra ai me Vuçiqin ka diskutu për me ndërruar një vendim të Qeverisë së Kosovës. Ka lëshu pe. Pak ditë më parë kishte refuzuar kërkesën e ShBA për të shtyër vendimin e targave”, ka shkruar ai.