1.1 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Nurellari demanton Maqedoncin: Franca është eksportuesja numër 2 në botë

- Advertisement -

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardi Nurellari, ka demantuar deklaratat e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të bëra gjatë Forumit të Sigurisë në Halifax.

Përmes një postimi në Facebook, Nurellari pyeti nëse mund të ndjeni siguri pas deklaratës së Maqedoncit që shkaktoi një valë reagimesh, i cili tha se “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për prodhim municionesh, ndërsa Franca ende nuk e ka një të tillë”?

“A mund të ndihesh i sigurt me një ministër mbrojtjeje i cili, në njërin prej forumeve më të rëndësishme botërore për sigurinë – Forumin e Halifax-it – deklaron: “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për prodhim municionesh, ndërsa Franca ende nuk e ka një të tillë”?”

Ai iu referua të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), sipas të cilave Franca ka tejkaluar Rusinë dhe është bërë eksportuesja e dytë më e madhe e armatimeve në botë, me 11% të tregut global.

“Në fakt, Franca jo vetëm që prodhon pafund armatime dhe municione, por vitet e fundit, sipas SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) është bërë eksportuesja numër dy në botë, duke tejkaluar Rusinë dhe duke mbuluar 11% të tregut botëror të armatimeve.” – tha Nurellari.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit