22.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Nuredin Lushtaku dorëzohet te organet e rendit

- Advertisement -

Ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është dorëzuar te organet e rendit.

Kjo erdhi pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e paraburgimit për të dyshuarit, e që në mesin e tyre është edhe Lushtaku, të cilët të shtunën mbrëma janë përfshirë në përleshje me armë në Skënderaj, ku të lënduar mbetën dy policë që ishin në detyrë zyrtare.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, ku njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit