30.2 C
New York
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

350 kandidatë iu nënshtruan testit kualifikues për 24 prokurorë të rinj të shtetit

- Advertisement -

Të dielën, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues, në kuadër të procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve të rinj të Republikës së Kosovës.

Siç njofton Këshilli Prokurorial, ky test u zhvillua në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve ndërkombëtarë të EULEX-it dhe OSBE-së.

Në këtë test morën pjesë 350 kandidatë, prej tyre 192 meshkuj dhe 158 femra, prej të cilëve tre janë pjesëtarë nga radhët e minoriteve, dy boshnjakë dhe një turk, që kanë aplikuar përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve dhe përmes dorëzimit të kopjeve fizike, me email dhe postë të rregullt.

Derisa, bëhet e ditur se në këtë proces të rekrutimit kanë qenë të rezervuara katër pozita për minoritetin serb, por nuk ka pasur asnjë aplikacion.
Pas përfundimit të vlerësimit të tyre sipas rregullores do të publikohet lista e kandidatëve të cilët kanë kaluar testin dhe lista e kandidatëve që nuk kanë kaluar testin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit