Prokurori i Shtetit ka ndaluar pesë persona gjatë ditës së zgjedhjeve për vepra penale kundër të drejtave të votimit, ndërsa 12 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Nga 17 rastet me elemente penale të konstatuara, katër janë në Prishtinë, gjashtë në Prizren, dy në Pejë, tre në Ferizaj dhe dy në Mitrovicë të Veriut.
Mbi 100 prokurorë kanë punuar gjatë gjithë ditës së votimit dhe do të vazhdojnë kujdestarinë gjatë numërimit të votave.






