Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

- Advertisement -

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 69.11% të votave me postë, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 41,67% të votave të numëruara.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 15.92%.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.65%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.33% të votave deri më tani.

Në total, LVV-ja ka deri më tani 45.03% të votave (51 ulëse në Kuvend sipas të dhënave të fundit në KQZ), PDK-ja 20.31% (23 ulëse), LDK-ja 17.22% (19 ulëse) dhe AAK-ja 6.96% (7 ulëse).

Kosova më 7 qershor mbajti sërish zgjedhje – të tretat brenda rreth një viti e gjysmë. Këtë herë, vendi shkoi në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së Presidentit.

Të ngjashme

Të fundit