22.4 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Nuk njihet! Transformimi i pabesueshëm i aktorit të famshëm të “Peaky Blinder”…

- Advertisement -

Aktori i njohur i Hollivudit, Cillian Murphy, ka mahnitur dhe çuditur njëkohësisht të gjithë fansat me transformimin e tij të fundit, nga i cili nuk njihet aspak. I gjithë ky ndryshim i aktorit vjen në sajë të filmit të tij të ardhshëm “Steve”.

Së fundmi u bë me dije se ylli i “Peaky Blinder” është fotografuar i veshur me rroba të vjetra, një xhaketë shiu të ngritur mbi kokë dhe një kapuç të kuq. Murphy u përpoq t’u fshihej kamerave por pamja e tij transformuese tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Edhe fytyra e tij dukej komplet e transformuar, me një mjekër të gjatë, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Ai tani do të shfaqet në “Shy” të Max Porter-it, një roman që Netflix po e përshtat dhe i cili zhvillohet në mesin e viteve 1990, filmi përqendrohet në një ditë vendimtare në jetën e personazhit të yllit të Oppenheimer, Steve, mësuesit kryesor në një institucion reformash.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit