Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka thyer traditën mbretërore duke marrë në duart e saj fotografitë private të familjes. Ky detaj është zbuluar në një dokumentar të ri që ndjek nga afër jetën e familjes mbretërore.

Dokumentari është realizuar nga Afua Hagan për Channel 5. Bashkëshortja e princit William mori përsipër fotografimin familjar dhe ia bëri më të lehtë.

Me kalimin e viteve ajo ka realizuar fotografi të shumta interesante të Williamit me fëmijët, përveç asaj të postuar për festën e nënës, e cila dukshëm ishte bërë me ‘photoshop’.

Teksa tregoi se është e mirë në fotografi, mori përsipër të regjistrojë të gjitha momentet e rëndësishme familjare, që është një precedent në familjen mbretërore.