18.3 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Nuk ka ndalim për ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në Prishtinë – Komuna sjell udhëzim të ri

- Advertisement -

Zyrtarët komunalë të Prishtinës kanë sqaruar se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në shkollat e kryeqytetit.

Në një njoftim për opinionin publik, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën ligjore, është duke finalizuar një akt udhëzues, i cili do të rregullojë qartë organizimin e aktiviteteve jashtëmësimore në të ardhmen.

Njoftimi i tij i plotë:

Për shkak të sqarimit të opinionit publik ju njoftojmë se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet!

Drejtoria e Arsimit në kryeqytet se bashku me Zyrën ligjore është duke finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera, i cili vlen për procedurat në të ardhmen!

 

Të ngjashme

Të fundit