Pas pesë javësh qëndrimi në spital, Xhuli më në fund është larguar nga spitali bashkë me binjakët e saj, duke nisur rrugëtimin drejt shtëpisë si nënë për herë të parë.
Pak ditë më parë, ajo bëri të ditur se kishte sjellë në jetë një djalë dhe një vajzë, ndërsa këto javë i ka kaluar nën kujdesin e mjekëve.
Tani, familja e re ka lënë pas spitalin dhe po përgatitet për një kapitull të ri në shtëpi.
Në një video të publikuar nga makina, Xhuli ka ndarë emocionet e saj për momentin e largimit, duke e shoqëruar situatën edhe me humor.
Pas pesë javësh në spital, ajo tha me shaka se ndihej “sikur po dilte nga burgu”.
Në pamjet e publikuara, ajo tregoi edhe se makina ishte mbushur me gjërat e nevojshme për dy foshnjat, përfshirë djepat dhe pajisje të tjera që do t’u duhen në shtëpi.
Xhuli shfrytëzoi rastin për të falënderuar familjarët, miqtë, kolegët dhe ndjekësit për mbështetjen, mesazhet dhe surprizat që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre javëve.
Tashmë, ajo dhe binjakët kanë nisur rrugën drejt shtëpisë, ku i pret një fazë e re e jetës së tyre si familje. /Telegrafi/






