-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“Nuk do të ndodhë kurrë”, Surroi komenton deklarimin e Konjufcës për Asociacionin

- Advertisement -

Publicisti Veton Surroi ka dhënë mendimin e tij mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë qeverisjen aktuale të Albin Kurtit dhe çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Komentet e tij erdhën në kontekstin e deklaratës së Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili ka përjashtuar krijimin e Asociacionit, duke thënë se “nuk do të ndodhë kurrë.

Surroi vë në dukje se deklaratat e politikanëve si Konjufca nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendosmërinë e shtetit, duke theksuar rolin e institucioneve dhe partneriteteve në ndërtimin e politikave shtetërore.

“Nuk varet shteti nga asnjë deklaratë e asnjë politikani, udhëheqës apo opozitë. Pra, janë institucionet ato të cilat i ndërtojnë partneritet. Sepse, as institucionet nuk ndërtojnë vetë politikat shtetërore, pra, jemi në një ndërvarshmëri në Evropë dhe në botë dhe, rrjedhimisht, sovraniteti i shtetit ushtrohet prej votës në institucione dhe të verifikueshme në institucione dhe në partneritet eventualisht që ato institucione mund të vendosin”, ka thënë Surroi në RTVD.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e votës së qytetarëve dhe përgjegjësinë e institucioneve për të ushtruar sovranitetin e një shteti.

Gjithashtu, Surroi ndan përvojat e tij personale si një kritik i hapur dhe përkrahës i protestave kundër Asociacionit dhe Demarkacionit.

Ai thekson kontributin në debatin publik përmes shkrimeve dhe përfshirjes në lëvizjet kundër autonomisë territoriale serbe dhe thekson rëndësinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të analizuar me kujdes marrëveshjen e vitit 2013.

“Unë kam shkruar libër kundër projektit për vendosjen e një autonomie territoriale ashtu siç ishte parapa në vitin 2013. A është kjo e mjaftueshme dhe kaq a mund të përfundojë kjo punë?, Jo. Sepse kemi të bëjmë me një projekt të cilin Kosova e ka shndërru në ligj të vetin. Pra, në momentin e ratifikimit të marrëveshjes të vitit 2013, themelimi i Asociacionit është shndërruar në obligim të brendshëm. Ky është një problem të cilin nuk ka arritur politika kosovare ta problematizojë në 10 vitet e kaluara dhe rrjedhimisht tash ka ardhë pak a shumë koha e ‘pagesës’ nëse mund të thuhet ashtu të një moskujdesi të atëhershëm”, ka thënë ai.

Përfundimisht, Surroi i vë theksin ndaj mospërkujdesjes politike të së kaluarës në adresimin e obligimeve të brendshme që rrjedhin nga ratifikimi i marrëveshjeve.

Ai sugjeron se tani është koha për të “paguar” për atë neglizhencë dhe për të marrë masa për të zgjidhur problemet e lënura pas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit