Në dritën e shpalosjes së Opinionit të Raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës – raporti i të cilës rekomandon (por jo edhe pa një numër kushtesh të hidhëta) anëtarësimin e Kosovës në KiE – i pari që doli kundër ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili jehoi “paralajmërim” (që u lexua gjerësisht si bllof) se po qe se kjo realizohet, “atëherë Serbia s’ka çka të kërkojë të qëndrojë” në KiE.
Potera e madhe serbe nisi kur Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, fjalët e Vuçiqit i quajti “thjesht bllof” teksa konstatoi se “natyrisht që Serbia nuk largohet”; kësisoji duke i fryrë zjarmit të vartësve të këtij të fundit.
Natürlich ein Bluff. Natürlich wird Serbien nicht austreten.
Das Gerede sollte niemanden beeindrucken.Die Mitglieder des Europarats werden selbst entscheiden, wen sie aufnehmen. Ich wüsste nicht, was gegen die Mitgliedschaft von Kosovo 🇽🇰 sprechen sollte. https://t.co/5zv2vhrEln
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 23, 2024
Ana Brnabiq, tash Kryetare e Kuvendit të Serbisë, i replikoi Cramon-it në të njëjta tone dhe terme duke jehuar atë të shefit të saj se po qe se kjo realizohet atëherë Serbia “nuk bën bllof, por largohet” nga Këshilli i Evorpës.
Çka duket sheshazi në përpjekjen replikuese të Branbiq – është kërkesa për themelimin e Asociacionit para aksesionit të Kosovës në KiE; për çka edhe u drejtohet se “na premtuan…që ishte parakusht…për këtë gjë (Kosovën në KiE)”; çka lë të kuptohet se e Serbia e kishte mjaft të qartë se Kosova do të bëhej pjesë e KiE-së.
“Kjo nuk e vë në dyshim kredibilitetin e Prishtinës (kurrë s’kemi besuar te ta), por kjo seriozisht gërryen kredibilitetin e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Brnabiq në replikën e saj ndaj Viola von Cramon.
“Fakti që partnerët tanë evropianë (dhe të tjerë) eksplicit kanë deklaruar në disa raste që Asociacioni i Komunave (të banuara me shumicë) Serbe, publikisht, është parakusht absolut për këtë ose çështje të ngjashme; A NA PASKA GËNJYER PARTNERËT TANË EVROPIANË (DHE TJERËT)?”, ka shkruar Brnabiq.
Këtu, ajo, duke iu drejtuar Viola von Cramon-it, tha se për atë që thotë Vuçiqi, se pranimi i Kosovës në KiE është “përjashtim” i Serbisë nga KiE, “nuk është bllof…por largohemi”.
“Nëse KiE e then Statutin dhe vlerat e veta, me të vërtetë ne s’kemi pse të jemi pjesë e kësaj hipokrizie dhe rrene”, ka shkruar Brnabiq.
Një vartës tjetër i qeverisë serbe, Nemanja Staroviq, iu bashkua në vagon Vuçiq-Brnabiqit, se Serbia – po – largohet, po qe se Kosova pranohet.
“Keni plotësisht të derjtë Ana Brnabiq. Momenti që KiE pranon Kosovën, e tërë organizata bëhet hajgare. E kam fjalën për atë se pse atëherë nuk e pranon aplikimin e Silandës për KiE”, tha ai, kjo pjesa e fundit supozovisht duke dashur të shënojë tallje, për një “shtet sovran” me sipërfaqe një ari.
“Personalisht nuk shoh ndofarë vlere në të qënit ende anëtare Serbia nëse Kosova bëhet pjesë e KiE-së. Shumë i sigurt që Spanja dhe Qiproja do të kishin qëndrime të ngjashme nëse rajonet e tyre që synojnë ndarje do të futeshin në KiE”, ka shkruar Staroviq. /Nacionale/