10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

“Nuk bëjmë bllof, largohemi”: Serbia i çet shkelmat e fundit para anëtarësimit të Kosovës në KiE, kërkojnë Asociacionin

- Advertisement -

Në dritën e shpalosjes së Opinionit të Raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës – raporti i të cilës rekomandon (por jo edhe pa një numër kushtesh të hidhëta) anëtarësimin e Kosovës në KiE – i pari që doli kundër ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili jehoi “paralajmërim” (që u lexua gjerësisht si bllof) se po qe se kjo realizohet, “atëherë Serbia s’ka çka të kërkojë të qëndrojë” në KiE.

Potera e madhe serbe nisi kur Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, fjalët e Vuçiqit i quajti “thjesht bllof” teksa konstatoi se “natyrisht që Serbia nuk largohet”; kësisoji duke i fryrë zjarmit të vartësve të këtij të fundit.

Ana Brnabiq, tash Kryetare e Kuvendit të Serbisë, i replikoi Cramon-it në të njëjta tone dhe terme duke jehuar atë të shefit të saj se po qe se kjo realizohet atëherë Serbia “nuk bën bllof, por largohet” nga Këshilli i Evorpës.

Çka duket sheshazi në përpjekjen replikuese të Branbiq – është kërkesa për themelimin e Asociacionit para aksesionit të Kosovës në KiE; për çka edhe u drejtohet se “na premtuan…që ishte parakusht…për këtë gjë (Kosovën në KiE)”; çka lë të kuptohet se e Serbia e kishte mjaft të qartë se Kosova do të bëhej pjesë e KiE-së.

Kjo nuk e vë në dyshim kredibilitetin e Prishtinës (kurrë s’kemi besuar te ta), por kjo seriozisht gërryen kredibilitetin e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Brnabiq në replikën e saj ndaj Viola von Cramon.

Fakti që partnerët tanë evropianë (dhe të tjerë) eksplicit kanë deklaruar në disa raste që Asociacioni i Komunave (të banuara me shumicë) Serbe, publikisht, është parakusht absolut për këtë ose çështje të ngjashme; A NA PASKA GËNJYER PARTNERËT TANË EVROPIANË (DHE TJERËT)?”, ka shkruar Brnabiq.

Këtu, ajo, duke iu drejtuar Viola von Cramon-it, tha se për atë që thotë Vuçiqi, se pranimi i Kosovës në KiE është “përjashtim” i Serbisë nga KiE, “nuk është bllof…por largohemi”.

Nëse KiE e then Statutin dhe vlerat e veta, me të vërtetë ne s’kemi pse të jemi pjesë e kësaj hipokrizie dhe rrene”, ka shkruar Brnabiq.

Një vartës tjetër i qeverisë serbe, Nemanja Staroviq, iu bashkua në vagon Vuçiq-Brnabiqit, se Serbia – po – largohet, po qe se Kosova pranohet.

“Keni plotësisht të derjtë Ana Brnabiq. Momenti që KiE pranon Kosovën, e tërë organizata bëhet hajgare. E kam fjalën për atë se pse atëherë nuk e pranon aplikimin e Silandës për KiE”, tha ai, kjo pjesa e fundit supozovisht duke dashur të shënojë tallje, për një “shtet sovran” me sipërfaqe një ari.

“Personalisht nuk shoh ndofarë vlere në të qënit ende anëtare Serbia nëse Kosova bëhet pjesë e KiE-së. Shumë i sigurt që Spanja dhe Qiproja do të kishin qëndrime të ngjashme nëse rajonet e tyre që synojnë ndarje do të futeshin në KiE”, ka shkruar Staroviq. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit