Kohët e lavdishme kur Usain Bolt fitonte me diferencë të madhe garat e sprintit në pistë janë një kujtim i bukur dhe i largët. Por kjo nuk do të thotë se spektakli mungon, aq më tepër kur në garë është medalja e artë Olimpike.
Dhe Paris 2024 nuk zhgënjeu në këtë aspekt, pasi Noah Lyles u shpall njeriu më i shpejtë në planet aktualisht dhe rrëmbeu medaljen e artë me vetëm 5 të mijtat e sekondit diferencë.
Nuk e dëgjuar gabim: 5 të mijtat e sekondit!
Kishane Thompson i Xhamajkës madje, mendoi se e pati fitua ai garën më të shpejtë në glob, deri kur juria konfirmoi se Lyles e kishte kaluar atë me kohën 9.784 sekonda. Thompson vetë e kreu garën në 9.789 sekonda.
Një menduri e vërtetë fotofinishi, e cila nuk ishte parë në dekada.
I treti ndërkaq u radhit amerikani Fred Kerley, me 9.81 sekonda si kohën e tij në finale dhe medalje bronzi.
Me të marrë vesh rezultatin, Lyles u hodh nga gëzimi dhe stadiumi shpërtheu në brohorima për amerikanin, i cili ishte pretendenti kryesor i garës më të ndjekur të atletikës.
Me medaljen e Lyles, Amerika rrëmben përkohësisht edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme të medaljeve nga Kina, ku të dyja kanë 19 të arta, por SHBA-të kanë më shumë medalje në total.