-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Njeriut që Grenell tha se e informoi Smithin për “planin e zhbërjes së Speciales”, i ndërrohet pozita në Departament të Drejtësisë

- Advertisement -

 

Ardhja e Administratës së re në SHBA ka bërë që në shumë Departamente të emërohen persona të rinj e të ndërrohen pozita nëpër institucione edhe të figurave tepër të rëndësishme. Një ndër to është edhe Departamenti i Drejtësisë, ku sipas Associated Press ka pasur lëvizje të zyrtarëve, shkruan Express.

Siç raporton mediumi amerikan bazuar në burimet e veta, bëhet fjalë për zhvendosjen në një pozicion tjetër brenda Administratës, të Bruce Swartz, i cili prej kohësh ka qenë shef i Zyrës së Çështjeve Ndërkombëtare.

Burimet e AP s’kanë pranuar që të japin detaje, ndërkohë që raportohet se rreth 20 zyrtarë janë zhvendosur në pozicione të ndryshme në prag të konfirmimit të Pam Bondi si Prokurore e Përgjithshme.

Për Bruce Swartz, në maj të vitit 2023 kishte folur ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, teksa kishte folur për prapaskenat dhe “pajtimin”, sipas tij, në mes të Kosovës dhe Serbisë për zhbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Grenell në një intervistë për Lee Smith, kishte treguar se Swartz kishte qenë njeriu me të cilin kishte biseduar për pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Teksa flet në këtë intervistë për Lee Smith, Grenell tregon se Swartz nuk e kishte pritur dhe aq mirë faktin që tashmë kishte gatishmëri për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Kështu që fola me Bruce Swartz-in më 29 janar 2020. Besoj se herën e parë që fola me të, isha vetëm ambasadori i SHBA-së në Gjermani. Dhe brenda dy ose tre javësh pas kësaj, atëherë unë isha DNI dhe bëja këto negociata. Unë fola me Bruce Swartz, i cili ishte drejtues i Programeve Ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë. Dhe unë i thashë Bruce, hej, jashtë regjistrimit, plotësisht konfidencial. Të dyja palët kanë rënë dakord të heqin qafe gjykatën ndërkombëtare. E di që duhet ta çojmë këtë në OKB dhe ta zyrtarizojmë. Por këtu të dyja palët dhe amerikanët janë dakord. Kjo është një punë e madhe. Dhe ne do ta vendosim atë në marrëveshjen përfundimtare”, ka thënë Grenell në intervistën për Lee Smith.

“Reagimi i Bruce ishte, oh, oh jo. Kemi prokurorë amerikanë në Hagë. Nuk e di se çfarë do të thonë. Dua të them, ne duhet t’i informojmë dhe t’i bëjmë të ditur, vetëm në rast se ata duan, ju e dini, të ngrenë aktakuza apo diçka tjetër. Dhe unë i thashë, mirë, nuk do t’ju tregoj si ta bëni punën tuaj”, kishte treguar Grenell për reagimin e Swartz.

Ish-emisari amerikan kishte thënë se është i bindur që Swartz i ka treguar Jack Smith për planin e zhbërjes së Speciales dhe ndërkohë që Hashim Thaçi ishte nisur për në Washington, ishte ngritur aktakuza.

“Ne kishim rënë dakord të hiqnim qafe gjykatat. Tani përsëri, gjykata ndërkombëtare do të duhej të shpërbëhej në OKB. Por kur Shtetet e Bashkuara, të cilat paguanin për gjykatën, sjellin këtë ide dhe të dyja palët bien dakord, kjo do të kishte qenë një punë e përfunduar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Dhe kështu koha ishte ende javë larg për të hequr qafe gjykatën. Por unë jam 100 për qind i bindur që Bruce Schëartz informoi Jack Smith dhe tha, Grenell do të të bëj që ti të humbasësh punën dhe do ta zhbëjë Gjykatën. Dhe ata dolën me këto akuza”, kishte trguar Richard Grenell.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit