-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“Njerëzit menduan se ai do të ishte Cristiano i ri” – Ilicic e quan “gabim” transferimin e Mbappes te Real Madridi

- Advertisement -

Ish-sulmuesi i Atalantas dhe Palmeros, Josip Ilicic, ka thënë se transferimi i Kylian Mbappe nga Real Madridi ishte gabim.

Kylian Mbappe ka shënuar tre gola në nëntë ndeshjet e tij të fundit për Real Madridin, ndërsa ka 11 gola dhe dy asistime për Los Blancos.

“Unë mendoj se ka pasur një gabim thelbësor [në nënshkrimin e Real Madridit me Kylian Mbappe]. Në rolin e Mbappe, ka një lojtar [Vinicius Junior] që ishte afër fitimit të Topit të Artë”.

“Dhe atyre u është dashur ta përshtatin atë [Mbappe] si qendërsulmues dhe shumë nuk e shoh mirë aty. Ai po vuan shumë si sulmues. Ai ka më pak hapësirë dhe pak mbështetje për t’u çliruar”, ka thënë ish-sulmuesi i Atalantas, Josip Ilicic për AS.

“Shtojini këtij presioni edhe pritshmëritë e mëdha. Njerëzit imagjinuan ta shihnin atë të bënte atë që bëri Cristiano [Ronaldo], dhe kjo është e pamundur. Ai dhe [Lionel] Messi ishin nga një planet tjetër. Në Francë, për më tepër, ai ndihej më i mbrojtur. Në Madrid, kërkesa është maksimale. Sapo nuk shënon gola, je i pavlerë”.

“Real Madridit i mungon një referencë në sulm, një Benzema që gjithashtu di të luajë me shpinë nga porta, diçka që Mbappe e ka shumë të vështirë”, deklaroi slloveni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit