Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë padiskutim një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë rreth 6 vite me parë, në një ceremoni madhështore të organizuar në gjirin e Lalësit.Pas katër vitesh martesë, moderatorja dhe reperi i njohur, u bënë prindër të një vajze, të quajtur Marget, e cila ka festuar 3-vjetorin e lindjes.
Marina dhe Geti kanë organizuar edhe një festë me rastin e ditëlindjes së vajzës së tyre e nga një foto e Marinës në Instagram, vendi duket si në përralla.