11.3 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Një varr masiv me 65 trupa u gjet në Libi

- Advertisement -

Një varr masiv që përmban të paktën 65 trupa është zbuluar në Libinë jugperëndimore, ka njoftuar agjencia e migracionit të OKB-së.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se varri masiv u zbulua nga forcat libiane të sigurisë.

Gjatë një deklarate, IOM u shpreh “thellësisht e tronditur dhe e alarmuar” për rastin, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Edhe pse rrethanat e vdekjes “mbeten të panjohura”, organizata beson se ata kanë vdekur gjatë procesit të kontrabandimit nëpër shkretëtirë.

Ndryshe, vrasja e diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011 ka ndihmuar në shndërrimin e Libisë në një terren pjellor për kontrabandë dhe trafikim të emigrantëve.

Bëhet e ditur se autoritetet libiane kanë nisur hetimet për trupat e gjetur. IOM u ka bërë thirrje atyre që të sigurojnë identifikimin dhe transferimin e sigurt të eshtrave të migrantëve të vdekur te familjet e tyre.

Gjithashtu organizata thekson se këto vdekje po tregojnë “nevojën urgjente për të adresuar sfidat e migrimit, duke përfshirë një përgjigje edhe ndaj kontrabandës dhe trafikimit”.

Sipas projektit të IOM për migrantët e zhdukur, të paktën 3,129 vdekje dhe zhdukje janë regjistruar vetëm gjatë vitit 2023 përgjatë rrugës mesdhetare për në Evropë, duke e bërë atë si rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit