28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bajrami: Në tre vitet e fundit, mbi 150 mijë persona janë larguar nga Kosova

- Advertisement -

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Blic Interview ka deklaruar se vitet e fundit ka ikje të mëdha nga Kosova.

Bajrami tha se në 3 vitet e fundit sipas të gjitha statistikave të ambasadave, mbi 150 mijë persona, e kanë lënë Kosovën për herë të parë.

“Unë besoj shumë se sa i përket mirqënies dhe gjendjes ekonomike-sociale në vendin tonë por edhe politike, unë besoj se edhe sikur të mos kishte fare opozitë, edhe sikur komplet ne të ishim të heshtur gjë që nuk jemi, unë besoj se qytetarët e Republikës së Kosovës po e ndjejnë këtë. Një prej shprehjeve të tyre të pakënaqësisë është ikja, në 3 vitet e fundit sipas të gjitha statistikave të ambasadave mbi 150 mijë persona e kanë lënë Kosovën për herë të parë. Për herë të parë në vendin tonë e lejnë vendin e punës njerëz nga administrata publike. Eshtë konsideru gjithmonë që me pas një punë në sektorin publik, është konsideru si një lloj stabiliteti familjar se ke mujt me marr një kredi. Mirëpo ka patur inflacion galopant mbi 23% gjatë këtyre viteve, pagat nuk janë rrit, është përkeqësu gjendja. Njerëzit sot i kanë dy prej arsyeve përpos pagave kanë edhe dy arsye të tjera që  po ikin dhe janë arsimi dhe shëndetësia” deklaroi Bajrami në Blic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit