Cristiano Ronaldo i përmbahet një diete me përpikëri, të cilën mjekët e tij sportivë dhe nutricionistët ia kanë përshtatur.
Futbollisti portugez ka kuzhinierin e tij i cili ia përgatit të paktën gjashtë vakte në ditë e që nuk janë shumë të mëdha. Për të përfunduar ngarkesën e tij të lartë të trajnimit, ai ka nevojë për një rritje të energjisë çdo tre orë.
“Një trup si Ferrari”
“Trajnimi më i mirë nuk ndihmon nëse nuk kombinohet me një dietë të mirë”, ka thënë Ronaldo.
“Unë kam një dietë të pasur me proteina me shumë produkte që përmbajnë drithëra integrale, ha fruta, perime dhe shmangi të gjitha ushqimet me sheqer”.
Poashtu, në shtëpinë e Ronaldos nuk ka as pije të gazuara, transmeton Klankosova.tv.
Ai kujdeset që çdo ditë të ndjekë të njëjtën rutinë sa më shumë që të jetë e mundur. Pra, kur zilja në mëngjes bie, ai zakonisht ka fjetur dhjetë orë. Portugezi e nis çdo ditë me seancën e parë stërvitore, kudo që të jetë. Nëse babai i pesë fëmijëve ka kohë të mjaftueshme për të ngrënë mëngjes me familjen e tij, atij i pëlqen të shijojë djathë, proshutë, fruta, kos me pak yndyrë, bukë të thekur me avokado dhe një kapuçino. Megjithatë, nëse orari i tij nuk e lejon këtë, ai i plotëson kërkesat e tij për kalori me “shake proteinash”.
CR7 nuk ha as ëmbëlsira.
Poashtu, Ronaldo pi alkool vetëm në raste të rralla. Në raste të veçanta, ai ngre dolli me një gotë verë të kuqe ose shampanjë.