21.3 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasje në tentativë në Ferizaj

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, kundër të pandehurit B.Z.1. dhe B.Z.2. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 26 gusht 2024, rreth orës 23:12 në një rrugë të një fshati në Komunën e Ferizajt, fillimisht tentojnë që të dëmtuarin B.B., ta futin në automjetin e tyre “Audi”, mirëpo për shkak të rezistencës, këtë nuk mund ta bëjnë dhe i dëmtuari arrijnë të largohet, të pandehurit me dashje që ta privojnë nga jeta secili me armë shtënë në drejtim të të dëmtuarit, mirëpo për shkak se i njëjti arrijnë të kapërcej oborrin e shtëpisë, mirëpo të pandehurit arrijnë që ta godasin në regjionin e abdomenit si dhe në këmbën e djathtë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme

Të fundit