Gazetari i Marca, Carlos Carpio, tha se sulmuesi i PSG-së është ende i tërhequr nga mundësia për t’u transferuar në klubin madrilen.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk do të refuzojë të nënshkruajë me francezin nëse ai ul kërkesat financiare.
Kujtojmë se në fund të sezonit të kaluar, Mbappe refuzoi të transferohej te Real Madrid dhe zgjati kontratën me PSG-në.