Një këngë e re është publikuar për yllin e kombëtares së Kosovës dhe Juventusit, Edon Zhegrovën.
Rep artisti i njohur i estradës sontë, 2po2 ka njoftuar sonte se është publikuar kënga “Zheg Zheg”.
Kështu ka njoftuar edhe “Onima” në rrjetet sociale.
Kjo është kënga e tretë që publikohet në ‘nder’ të Zhegrovës.
Nga estrada shqiptare, më parë e kishte bërë rep artisti tjetër i njohur, Kidda.

Në Francë, sa ishte pjesë e Lille, këtë e kishte bërë edhe rep artisti francez, Landers.

Zhegrova shkëlqeu gjatë katër ndeshjeve me kombëtaren e Kosovës, duke shënuar një gol e duke dhuruar një asistim.
Ai tashmë është kthyer te Juventusi, dhe gjatë ditës së nesërme është raportuar se do të luajë nga fillimi ndaj Cagliarit.






