Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar gjetjent që ka gjetur pas një hetimi preliminar sa i përket dështimit të Policisë së Kosovës në menaxhimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Mes shumë shkeljesh, tregohet se si zinxhiri komandues në Stacionin e Policisë në Pejë kishte shpërfillur një email të një hetuesi i cili kishte kërkuar që Arlinda të vizitohej nga Policia në shtëpinë e saj dhe që të kishte komunikim me të me qëllim të evidentimit të gjendjes në shtëpi.

“Mos trajtimi nga zinxhiri komandues i shkresës/emailit të datës 23 tetor 2026, të dërguar nga hetuesi policor i cili   kërkon  vlerësim  të  rastit   dhe  asistence në kapacitete.  Hetuesi kishte vlerësuar  që  gjatë  kohës   që  znj. Arlinda  Zekaj  ndodhej  në  shtëpi,  të  vizitohej nga  patrulla  të uniformuara policore dhe komunikim të  shtuar me të, me qëllim  të evidentimit të situatës brenda shtëpisë;”, thuhet në komunikatën e IKP-së

Të ngjashme

Të fundit