Fermin Lopez në radar të gjigantëve evropianë, përgatitet oferta 80 milionëshe

- Advertisement -

Fermin Lopez mund të jetë njëri prej emrave më të përfolur në afatin e ardhshëm kalimtar, pasi disa prej gjigantëve të futbollit evropian kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Barcelonës.

Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit, me klubin francez që tashmë po përgatit një ofertë të konsiderueshme për ta bindur Barcelonën.

Sipas raportimeve të CaughtOffside, PSG-ja synon të paraqesë një ofertë në vlerë prej rreth 80 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë e një oferte të madhe për të siguruar shërbimet e tij.

Interesimi për Fermin Lopez nuk është i kufizuar vetëm te këto dy klube. Edhe Arsenali dhe Manchester Unitedi kanë monitoruar situatën e mesfushorit, duke e mbajtur në radar për një transferim të mundshëm.

Barcelona, nga ana tjetër, mund të shqyrtojë një ofertë të madhe për lojtarin, në rast se ajo konsiderohet e përshtatshme nga drejtuesit e klubit katalunas.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse ndonjëra prej skuadrave të interesuara do të konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare dhe nëse Barcelona do të jetë e gatshme të heqë dorë nga një prej mesfushorëve të saj.

Të ngjashme

Të fundit