Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot.
Temë e diskutimit ka qenë takimi i nesërm i nivelit të lartë që do të zhvillohet në Bruksel.
“Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”, ka njoftuar Kryeministria.