Një muaj pas verdiktit në Hagë ku Veseli u dënua me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale, nga ekipi i tij mbrojtës u larguan avokatet Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan.
Që nga ajo periudhë, kanë filluar lëvizjet për përbërjen e re e cila do të merret me betejën e dytë në Gjykatën e Apelit.
Avokati, Russell Hopkins, i është bashkuar ekipit mbrojtës të ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në Gjykatën Speciale në Hagë. Kryeavokati i Veselit, Rodney Dixon, e ka informuar Gjykatën më 11 nëntor se Russell do t’i bashkohet ekipit të tij.
Një muaj pas verdiktit në Hagë ku Veseli u dënua me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale, nga ekipi i tij mbrojtës u larguan avokatet Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan. Që nga ajo periudhë, kanë filluar lëvizjet për përbërjen e re e cila do të merret me betejën e dytë në Gjykatën e Apelit.
Sipas biografisë së publikuar nga “Temple Garden Chambers”, Russell është i specializuar në çështjet gjyqësore që lidhen me korporatat, të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare dhe kontestet lidhur me juridiksionin.
Më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale ka dënuar me 18 vjet burg ish-Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, 25 vjet ish-Presidentin, Hashim Thaçi, 25 vjet ish-Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin e me 13 vjet ish-deputetin, Rexhep Selimi.






